Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e personave të dyshuar për vjedhje

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e disa personave të dyshuar, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në veprën penale “Vjedhje”. Sipas njoftimit zyrtar, Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim të prokurorisë kompetente, është duke zhvilluar hetime lidhur me këtë rast dhe ka publikuar fotografi të personave të dyshuar, me qëllim të sigurimit të informatave që do të ndihmonin në identifikimin e tyre. Policia u bën thirrje qytetarëve që, nëse kanë ndonjë informacion që mund të çojë në identifikimin ose lokalizimin e personave të dyshuar, të kontaktojnë organet e rendit. Të gjitha informacionet mund të raportohen përmes numrit emergjent 192 ose në adresën elektronike të Policisë së Kosovës, info@kosovopolice.com . Policia garanton se bashkëpunimi i qytetarëve është thelbësor për zbardhjen e rasteve penale dhe u bën thirrje të gjithë atyre që posedojnë informacione relevante të kontribuojnë në këtë proces. / Telegrafi /