Prifti Guilherme Peixoto ka tërhequr vëmendjen për hobin e tij "të pazakontë". Ai është një DJ që ka fituar zemrat e audiencës në të gjithë botën. Kohët e fundit ai performoi në Liban. Pamjet e atmosferës së mrekullueshme nga shfaqjet e tij po shpërndahen në mediat sociale, dhe publiku më i ri është veçanërisht entuziast. "Kur shkojmë në një festë, nuk ka rëndësi se çfarë lloj muzike elektronike është, qoftë house apo techno, ndjen se të gjithë janë të bashkuar. Të gjithë e respektojnë njëri-tjetrin, nuk u intereson feja apo rrobat. E ndjen këtë në pistën e vallëzimit, atë energji të jashtëzakonshme. Pa një mesazh feje, është një mesazh i fortë respekti, tolerance. Nëse mund të kërcejmë së bashku në pistën e vallëzimit, pse të mos kërcejmë së bashku jashtë?" tha Guilherme Peixoto. Ai u tha atyre që e kritikojnë për performancën si DJ të luten për të, sepse ai nuk mund të bëjë asgjë për këtë. "Kjo është një botë e lirë dhe duhet të jetë e lirë. Jo të gjithë duhet ta pëlqejnë atë që bëj unë, por duhet ta respektojnë atë", tha ai. Ai shtoi se kjo nuk është muzikë që duhet të luhet në kishë, por se është muzikë që "e nxjerr kishën jashtë kishës". /Telegrafi/