Qendra e skijimit "Kodra e Diellit" iu bënë thirrje të gjithë qytetarëve që t'i largojnë veturat të cilat i kanë parkuar në rrugën në drejtim të qendrës. Në një njoftim të publikuar në rrjetet sociale, nga Qendra thonë se nëse qytetarët nuk i largojnë makinat, të njëjtat do të largohen nga shërbimet përkatëse. "Njoftohen të gjithë pronarët e veturave të parkuara përgjatë rrugës në Ski qendrën “Kodra e Diellit” që t’i largojnë menjëherë automjetet e tyre. "Meqenëse Ski Qendra, në bashkëpunim me Komunën e Tetovës, NP “Parkingu” Tetovë dhe Policinë, nga ora 20:00 do të realizojnë pastrimin e rrugës, veturat e parkuara në mënyrë të palejuar do të largohen (tërhiqen) nga rruga nga shërbimet përkatëse". "Ju lusim për mirëkuptim dhe bashkëpunim, me qëllim që të mundësohet pastrimi dhe qarkullimi normal i rrugës", thonë nga Qendra.