"Miri shkon te dyqani i Stelinës dhe iu blen lule dashnoreve, jo gruas së tij", deklarata e Keijsit shkakton debat të fortë në BBVA

Një debat i ashpër ka shpërthyer mes Mirit, Stelinës dhe Keijsit, duke kthyer vëmendjen e të gjithëve nga një deklaratë e fortë që tronditi raportet mes tyre. Ishte Keijsi ai që hodhi akuzën më të rëndë, duke pretenduar se Miri ka blerë lule për dashnoret e tij pikërisht në dyqanin e familjes së Stelinës, një pretendim që u prit me indinjatë dhe reagime të menjëhershme nga dy të përfshirët. Keijsi këmbënguli në versionin e tij, duke thënë se kishte qenë i pranishëm në momentin kur Miri kishte porositur lulet dhe se gjithçka kishte ndodhur në praninë e motrës së Stelinës. Sipas tij, nuk bëhej fjalë për thashetheme, por për një situatë që e kishte përjetuar vetë, çka e bëri deklaratën edhe më të rëndë dhe më provokuese për palët e tjera. Nga ana tjetër, Stelina reagoi e revoltuar, duke sqaruar se ajo dhe Miri takohen shpesh në zonën e “Myslym Shyrit” dhe se ai është klient i rregullt i dyqanit të saj, por duke theksuar se kishte zgjedhur ta mbante këtë raport në mënyrë më diskrete. Ajo e mohoi kategorikisht idenë se Keijsi kishte dëgjuar ndonjë bisedë të saj private dhe e akuzoi atë se po e përdorte këtë situatë për të ndërhyrë dhe për ta prishur marrëdhënien e saj me Mirin. Debati u përshkallëzua edhe më shumë kur Keijsi tha se Miri kishte marrë Stelinën dhe kishte thënë se nuk mund të përdorte konfidencialitetin e klientit, gjë që sipas tij tregonte se diçka po fshihej. Kjo deklaratë u prit me zemërim nga Stelina, e cila e quajti sjelljen e tij të turpshme dhe theksoi se po e fuste qëllimisht në një situatë të vështirë për të dëmtuar lidhjen e saj me Mirin. Në kulmin e debatit, Stelina kërkoi që dyqani i familjes së saj të mos përfshihej në këtë histori, duke theksuar se është burimi i tyre i jetesës dhe se akuzat e Keijsit po e ulin imazhin e saj publik. /Telegrafi/