Fenerbahce afër goditjes së madhe, Kante pranon kushtet e gjigantit turk

Fenerbahce ka nisur bisedime me përfaqësuesit e N’Golo Kante për një transferim të mundshëm gjatë afatit kalimtar të janarit, me lojtarin që shumë shprepjt mund të përfundojë te gjiganti turk. Mesfushori francez, 34 vjeç, ka kontratë me Al Ittihad deri në verë dhe klubi turk shpreson të arrijë një marrëveshje me skuadrën saudite për ta rikthyer atë në futbollin evropian. Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, Fenerbahçe i ka paraqitur Kantes një ofertë kontrate, ndërsa pritet që në ditët në vijim të zhvillohen edhe bisedime direkte mes dy klubeve. Ende mbetet e paqartë nëse Al Ittihad do të pranojë ta lëshojë lojtarin në mes të sezonit të Saudi Pro League. ? Fenerbahçe had direct meeting today with N’Golo Kanté camp with initial contract proposal now presented. Discussions continue also with Al Ittihad and Kanté to understand if possible to proceed. pic.twitter.com/jBMBudS7dl — Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 13, 2026 Kante iu bashkua futbollit saudit në vitin 2023, pasi i përfundoi kontrata me Chelsean, por burime pranë lojtarit bëjnë të ditur se ai është i hapur për një rikthim në Evropë, me kushtet e ofruara nga Fenerbahcen që janë të pranishme për Kanten. Francezi ishte pjesë e Francës në Euro 2024 dhe pritet të jetë sërish në planet e Didier Deschamps për Kampionatin Botëror të ardhshëm. Në aspektin statistikor, Kanté ka zhvilluar 14 ndeshje këtë sezon në Saudi Pro League, duke shënuar një gol dhe pa asiste, ndërsa vazhdon të jetë një element i rëndësishëm në mesfushën e Al Ittihadit. Fenerbahce aktualisht është vetëm tre pikë prapa Galatasarayt në krye të renditjes dhe vjen pas fitores ndaj rivalit të përjetshëm në Superkupën e Turqisë. Fenerbahçe nuk ka fituar titullin kampion në Turqi që nga viti 2014 dhe afrimi i një lojtari me përvojën dhe profilin e Kantés do të ishte një shtysë e madhe në përpjekjen për t’i dhënë fund pritjes së gjatë. /Telegrafi/ Standings provided by Sofascore