Transformoni Suzuki Jimny në klasën G ose Defender

Kompania japoneze DAMD ka paketa të veçanta “tuning” për Suzuki Jimny e popullarizuar. E para është transformimi i këtij SUV-i të vogël në Mercedes-Benz G-Class origjinal të vitit 1979, dhe quhet Little G Traditional. Tuning-u përfshin një sërë elementesh, nga grill-i i përparmë, mbrojtësi i ri, kapaku i motorit, dritat e mjegullës… Qëllimi është, natyrisht, të arrihet një simbiozë dizajni me modelin legjendar të Mercedes-it. Ristrukturimi kushton rreth 3600 euro, ndërsa automjeti i plotë do të kushtonte rreth 20 mijë euro. Sistemi i fuqisë dhe motori nuk ndryshohen – është instaluar një motor benzine 1.5 litër me 102 kuaj/fuqi, në kombinim me tërheqje në të katër rrotat (me reduktor) dhe kutia manuale 5-shkallëshe ose automatike 4-shkallëshe. DAMD gjithashtu ristrukturon Jimny-n në një Land Rover Defender të vjetër. Ky model quhet Little D. /Telegrafi/