I dërguari i Trumpit takohet fshehurazi me princin iranian

I dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff, u takua fshehurazi me princin iranian, Reza Pahlavi gjatë fundjavës për të diskutuar protestat në Iran, raportoi Axios , duke cituar një zyrtar të lartë amerikan. Administrata Trump u habit kur gjatë shumë demonstratave protestuesit brohoritën emrin e princit, përsëri duke cituar një zyrtar të lartë amerikan. “Ka pasur një rritje të popullaritetit të Pahlavit. Ata po brohorasin emrin e tij në demonstrata në shumë qytete, dhe duket se kjo po ndodh organikisht”, u citua të ketë thënë zyrtari amerikan. Iranianët bëjnë thirrje për “rikthimin e shahut” - kush është ai? Ndërkohë, presidenti amerikan, Donald Trump u ka bërë thirrje protestuesve iranianë që të marrin nën kontroll institucionet e vendit. Ai i quajti protestuesit “patriotë iranianë” dhe i inkurajoi ata të mos dorëzohen përballë represionit. Trump u kërkoi gjithashtu që të dokumentohen dhe të ruhen emrat e atyre që janë përgjegjës për vrasjet dhe abuzimet ndaj protestuesve, duke theksuar se këto veprime nuk duhet të mbeten pa përgjegjësi. Ndryshe, iranianët po protestojnë për shkaqe ekonomike dhe sociale. /Telegrafi/