Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se Shqipëria të mërkurën do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. SHMU njofton se moti parashikohet alternime kthjellimesh e vranësira kalimtare. Tutje bëhet e ditur se do të ketë mjegull përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes. Era do të fryjë me drejtim verilindje– juglindje, me shpejtësi mesatare 7 m/s. Deti - Valëzimi forcës 1-2 ballë. /Telegrafi/