Tetë zyrtarë të burgut Durrës janë arrestuar pas arratisjes spektakolare të Altin Ndocit ditën e djeshme. Më konkretisht në pranga ranë gjashtë efektivët e policisë që u morën me shoqërimin e të burgosurit, Zv/shefi i policisë së burgut (shefi ishte me leje) si dhe kryeinfermieri i spitalit. Ndalimet janë kryer nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve dhe Prokuroria. Të arrestuar janë: A.Ç, D.P, D.S, S.F, P.M, F.B, A.Ç, V.U, Si ndodhi arratisja? Rreth orës 13.00 të së martës ai është shoqëruar së bashku me një të dënuar tjetër nga dy efektivë policie në pavionin e infektivit. Në pritje të vizitës mjekësore ai ka kërkuar të shkojë në tualet. Me të dalë nga aty ka përfituar dhe ka goditur në befasi efektivin e policisë së burgjeve që po e ruante dhe menjëherë është larguar me vrap, ku e priste një automjet tip Audi i bardhë me të cilin është larguar. Efektivi që e ndoqi Ndocin në arratinë e tij ka qëlluar me armën e tij të shërbimit në tokë dhe plumbi ka bërë rikoshet. Predha e tij përfundoi në shkallët e Infektivit, ndërsa gëzhoja e tij nuk është gjetur ende. Nga hetimet e deritanishme rezulton se nuk janë respektuar protokollet e shoqërimit për numrin e efektivëve të policisë së burgjeve që duhet të shoqërojnë personat e paraburgosur apo të dënuar gjatë vizitave të tyre mjekësore. /Tch/Telegrafi/