Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Alba Pollozhani, ka shpërthyer sërish në lot për Lim Hotin. Ajo nuk e pranon dot afërsinë që ai ka krijuar me Dolcen, duke qenë se janë edhe në të njëjtën shtëpi. Derisa flet me Labinot Rexhën, ajo shihet duke qarë pasi thekson se e ka pikë të dobët. "Unë vetëm si e shoh si e kap për qafe. Ai tani është në afrimitet me të, pikë të dobët e kam vetëm familjen dhe atë. Unë kur e shoh se si rri me Dolcen nuk e hap dot gojën. Fola, ajo që thotë ai ajo është. Nuk e si si ekziston fjala dashuri e sëmurë", u shpreh ajo. Limi pas futjes në BBVK ka krijuar një raport të afërt me Dolcen, madje ka shkëmbyer edhe puthjen e parë. Kjo gjë e ka mërzitur tejet shumë Albën meqë thotë se është e dashuruar me të dhe se nuk sheh tjetër. Limi nga ana tjetër ia bëri me dije Albës se nuk ka hyrë për të dhe se nuk ka ndjenja. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com