Disa kartela bankare u klonuan në një bankomat, BKT garanton rimbursim të plotë për klientët

Banka Kombëtare Tregtare (BKT) ka njoftuar se ka identifikuar dhe trajtuar në kohë një rast të izoluar mashtrimi përmes klonimit të kartave bankare në një bankomat (ATM). Sipas njoftimit të bankës, rasti ka prekur një numër shumë të vogël kartash, të cilat janë bllokuar menjëherë sapo është konstatuar problemi. BKT bën të ditur se të gjithë klientët e prekur janë kontaktuar dhe do të rimbursohen plotësisht për çdo humbje financiare. Banka thekson se siguria e fondeve dhe e të dhënave të klientëve mbetet prioritet absolut dhe se po vazhdon investimet në sisteme të avancuara të monitorimit dhe parandalimit, me qëllim garantimin e standardeve më të larta të sigurisë. BKT nuk ka dhënë detaje shtesë lidhur me vendndodhjen e rastit apo kohën kur ka ndodhur mashtrimi, duke theksuar se situata është nën kontroll. /Telegrafi/