Tetë ditë paraburgim për personin nga Shkupi i cili theu derën e ambasadës bullgare

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata Penale i ka caktuar tetë ditë paraburgim banorit të Shkupit i cili të dielën theu derën e hyrjes së Ambasadës bullgare në Shkup. "Më 11 janar, i dyshuari, nga urrejtja, dëmtoi derën hyrëse të Ambasadës së Republikës së Bullgarisë, duke thyer xhamin e derës me një gur dhe duke u larguar menjëherë në drejtim të panjohur", njoftuan autoritetet. Të dielën, banori i Shkupit theu derën hyrëse të Ambasadës së Bullgarisë në qendër të Shkupit. Incidenti u konfirmua nga fotot dhe videot, të publikuara nga Ministria e Punëve të Jashtme Bullgare, e cila reagoi ashpër, duke e vlerësuar ngjarjen si një sulm ndaj misionit diplomatik të vendit. Në video, sulmuesi i afrohet ambasadës dhe godet fort derën, pas së cilës largohet./Telegrafi/