Reduktimet e rrymës, Ymeri nga LDK: Ndërkohë festohet 51 % me kryeministër, ministre e ZRRE në heshtje

Vendi sot po përballet me reduktime të energjisë elektrike, gjersa u tha se 50 për qind e energjisë po importohet. Lidhur me këtë ka reaguar Janina Ymeri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke thënë se sot është një nga ditët me çmime të bursës ndërkombëtare të rrymës, ndërkohë festohet 51% me Kryeministër, Ministre e ZRRE në, në heshtje. Lexoni t ë plotë postimin: Kur një Qendër të Mjekësisë Familjare e humbim brenda ditës. Kur një shkollë e humbim brenda ditës. Kur një çerdhe e humbim brenda ditës. Kur një Qendër për Pensionerë e humbim brenda ditës. Kur e humbim jetën tonë me dinjitet si qytetar, nga importi i energjisë elektrike. Sot e dje janë një nga ditët, me çmime të bursës ndërkombëtare të rrymës, ndërkohë festohet 51% me Kryeministër, Ministre e ZRRE në, në heshtje. / Telegrafi/