Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë përgënjeshtron Vuçiqin

Tonino Picula, raportues i Parlamentit Evropian për Serbinë, ka reaguar ndaj një deklarate të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se ashkush në shtetin serb nuk dëshiron të takohet me përfaqësuesit e delegacionit të Parlamentit Evropian sepse “po vijnë pa ftuar” në Beograd. Picula i tha televizionit “ Nova ” se nuk është e vërtetë që delegacioni i Parlamentit Evropian po shkon të paftuar në Beograd. Ai tha se ambasada e Serbisë në Bruksel është informuar dhe që delegacioni i Bashkimit Evropian në Beograd ka punuar në programin e takimit paraprakisht. Ai shpjegoi se kjo është praktikë e zakonshme e Parlamentit Evropian dhe se nuk ka asgjë të jashtëzakonshme në këtë vizitë, përveç reagimit të autoriteteve serbe dhe situatës në vend. Qëllimi i delegacionit – i përbërë nga deputetë të partive të ndryshme në Parlamentin Evropian – është të bisedojë drejtpërdrejt me njerëz që përfaqësojnë ndjenjat e qytetarëve të Serbisë dhe të fitojë një pamje më të plotë të situatës në vend. “Janë të paftuar”: Vuçiq refuzon të takohet me një delegacion të Parlamentit Evropian, gjatë vizitës së tyre në Beograd Picula tha se autoritetet serbe duket se kanë zgjedhur këtë bojkot të takimit, që ai e konsideron një mënyrë për të shmangur dialogun me ata që janë kyç për vendimmarrjen rreth anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian. Ai theksoi gjithashtu se dokumentet e pranimit midis BE‑së dhe Serbisë, si për çdo vend kandidat, duhet të verifikohen nga Parlamenti Evropian, për çka ky takim ka rëndësi. Në vijim të intervistës, Picula shtoi se Evropa pret që ky takim të japë informacione të qarta dhe një pamje më të mirë të perspektivës së Serbisë në rrugën drejt BE‑së, si nga ata që janë në pushtet, ashtu edhe nga përfaqësues të komunitetit akademik. Ai gjithashtu përmendi se kjo mosdakordësi për takimin nuk është diçka e re për të, por këtë herë mesazhi ka peshë më të madhe, sepse bëhet fjalë për refuzimin e bisedimeve me përfaqësues të Partisë Popullore Evropiane, e cila ka lidhje me një pjesë të partisë në pushtet në Serbi. Ndryshe, kryetarja e parlamentit serb, Ana Brnabiq ka thënë se delegacioni vjen “pa ftesë” dhe se ajo nuk do të takohet me ta, pasi gjatë vizitës së tyre do të jetë në Estoni. /Telegrafi/