Ilir Vrenozi ka lënë garën e Big Brother VIP Albania 5. Ai ka vendosur që të largohet nga shtëpia pasi tha se nuk ndihet mirë dhe nuk e përballon dot. “Nuk e përballoj dot jam i sëmurë”, i tha ai Stenaldos, teksa kanë shpërthyer të dy në lot duke u përshëndetur. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip) Iliri ka qenë pjesë e televotimit të kësaj jave që tani edhe mund të anulohet. Në Big Brother VIP ndërkaq po vazhdojnë situatat e debatet ndërmjet banorëve. Së fundmi nga Big Brother u largua edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Lore. Tre të preferuarit deri më tani janë: Kristi Lamaj, Selin Bollati dhe Armir Shahini. /Telegrafi/