Alvaro Arbeloa, drejtoi dje stërvitjen e tij të parë me ekipin e parë dhe duket se ka lënë një përshtypje shumë pozitive. Klubi ka vendosur të besojë te Arbeloa, ish-futbollisti i njohur dhe tashmë trajner i Castillas, për të marrë përsipër drejtimin e skuadrës pas largimit të Xabi Alonsos. Në konferencën e tij të parë për media, Arbeloa deklaroi: “Partim nga zero, është një fillim i ri për të gjithë. Të gjithë lojtarët janë shumë të motivuar dhe kanë treguar entuziazmin e tyre. Kam parë një grup lojtarësh të vendosur për të luftuar në të gjitha frontet dhe për të fituar”. Para prezantimit për shtyp, Arbeloa kishte përpara sfidën e parë: stërvitjen e ekipit të parë. I formuar në akademinë e Real Madridit, 42-vjeçari e njeh mirë ambientin e klubit, por kurrë nuk kishte qenë drejtuesi kryesor. Sipas Edu Aguirre, gazetar i njohur i “El Chiringuito”, debutimi i tij ka qenë i suksesshëm. “Ai arriti në orën 7:30, nga porta e pasme, dhe kishte një takim me Jose Angel Sanchez dhe ekipin e parë. Sanchez foli për ndarjen me Xabi Alonsos, më pas Arbeloa foli shkurt dhe bëmë disa shaka, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë me lojtarët. “Stërvitja, që zgjati rreth 50 minuta, përfshiu ushtrime fizike, posedim topi dhe një ndeshje të vogël. Arbeloa përsëriti shpesh fjalët: ‘kompeticion, presion, futboll’”. EXCLUSIVA @EduAguirre7 sobre el primer día de Arbeloa ⏱️ "Ha llegado a las 7:30h a Valdebebas y a las 9.30h se ha reunido con los jugadores y José Ángel Sánchez". ✨ "Sus entrenamientos se parecen a los de Ancelotti y Zidane". "Han recordado y les ha encantado el… pic.twitter.com/5cbmT0EDvX — El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) January 14, 2026 Intensiteti ishte i lartë, dhe lojtarët komentuan: “Është si stërvitjet e Ancelottit dhe Zidane”, raportoi Aguirre. Atmosfera në stërvitje ishte pozitive dhe Arbeloa duket se ka arritur të krijojë një lidhje të ngushtë me lojtarët, duke përfituar nga përvoja e tij si pjesë e akademisë së Real Madrid. Sidoqoftë, mbetet të shihet nëse kjo energji do të reflektohet edhe në rezultatet e ndeshjeve. /Telegrafi/