La garën në mes, Ilir Vrenozi flet për herë të parë

Pasi la garën në Big Brother VIP Albania 5, Ilir Vrenozi, ka dhënë një intervistë për "Shqipëria Live". Ish-konkurrenti tregoi arsyet se përse vendosi që këtë eksperiencë ta linte në mes. “Një muaj aty m'u duk shumë. E ndava mendjen kur u futa brenda, të mos mendoja për familjen. Ajo është eksperienca më e mirë, e përjetova. Më vjen keq që përfundoi kështu", u shpreh ai. Foto: YouTube Tutje tha: "Pas dy javësh, vajtja tek zhavorri… Kisha hallin e shëndetit. Stenaldo është njeriu më i mirë që kam njohur. Ai qau më shumë se për nënën dje, më tha nuk kam me kë të qaj tani. Aty bëhesh si i familjes". "Nuk dal dot nga vetja. Nuk bëj dot që të kapem kot, disa persona e bëjnë aty. Mua më kanë dashur aty”. Iliri nga ana tjetër ishte në një televotim, i cili me gjasë tani mund të anulohet. Në spektaklin e së martës u largua nga Big Brother edhe këngëtarja Lore. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com