ESHS: Në nëntor të vitit të kaluar janë dhënë 304 leje për ndërtim

Janë dhanë 304 leje për ndërtim në nëntor të vitit të kaluar, që është 16,9 për qind më shumë në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikës. Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 5.400.888.000 denarë, që është për 27,1 për qind më shumë krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak. Në rajonin e Shkupit janë dhënë më së shumti leje për ndërtim – 110 pas çka vijojnë ai i Pollogut – 55, i Vardarit – 36, Jugperëndimor – 29. Nga numri i përgjithshëm i lejeve të dhëna për ndërtim 208 (68,4 për qind) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë. Është paraparë ndërtimi i 761 banesave, prej të cilave 427 në Rajonin e Shkupit, 113 në atë Lindor, 82 në Jugperëndimor, 79 në atë të Pellagonisë, 38 në atë të Pollogut, 15 të Vardarit, 4 në atë Juglindor dhe 3 në Rajonin Verilindor. Për objektet e ndërtimit të ulët janë dhënë 34 leje, ndërsa për objektet për rikonstruim 62. Për 162 ( 53,3 për qind) si investitorë na paraqiten persona fizik, ndërsa tek 142 (46,7 për qind) të objekteve si investitorë janë subjektet afariste. “Në periudhën raportuese është paraparë ndërtimi i 761 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme prej 67.767 metra katrorë”, bën të ditur Enti Shtetëror I Statistikave.