"Gjetëm një lloj kompromisi për Ligjin për kundërvajtje, ndërsa për qeverinë teknike në përgjithësi u pajtuam se duhet të mbetet në të kaluarën", deklaroi kryeministri dhe kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski pas takimit të sotëm të liderëve në Klubin e Deputetëve. Sipas Mickoskit, nëse nuk ka pëlqim te të gjitha grupet parlamentare që të pranohet propozimi për shfuqizimin e Qeverisë së Përzhinës, ajo të vlejë edhe për zgjedhjet e ardhshme, dhe pastaj të hiqet. Por, siç vlerësoi, do të duhet të bëhen ndryshime në Ligjin për qeverinë sepse ka ndryshime në dikastere. “Sot publiku ishte dëshmitar i një qasje të ndryshme – i debatit të hapur, konstruktiv i mbushur me propozime dhe ide. U hapën shumë çështje. Propozova që debati të vazhdojë në nivel të grupeve parlamentare sepse ne jemi për tejkalimin e problemeve, ndërsa jo për krijimin e të rejave”, theksoi Mickoski. Në takimin nga partnerët e koalicionit në Qeveri morën pjesë kryetari i Tetovës, Bilall Kasami nga koalicioni “VLEN”, si dhe sekretari i përgjithshëm i ZNAM dhe ministër i Administratës Publike, Goran Minçev. Nga grupet parlamentare të opozitës të pranishëm ishin liderët e BDI-së dhe "Të Majtës", Ali Ahmeti dhe Dimitar Apasiev. Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, i cili e refuzoi thirrjen e Mickoskit, nuk erdhi në takim.