Zyrtare:  Conor Gallagher rikthehet në Ligën Premier, nënshkruan me Tottenham

Tottenham dhe Atlético Madrid kanë arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit anglez Conor Gallagher, i cili rikthehet në Ligën Premier vetëm një sezon e gjysmë pas mbërritjes së tij në La Liga. Spurs kanë konfirmuar zyrtarisht afrimin e 25-vjeçarit, i cili ka nënshkruar kontratë afatgjatë deri në vitin 2031. Gallagher ishte transferuar te Atlético Madrid në gusht të vitit 2024 për rreth 42 milionë euro, si pjesë e marrëveshjes që përfshinte edhe Joao Felix. We are delighted to announce the signing of Conor Gallagher from Atletico Madrid, subject to international clearance ✍️ https://t.co/jmiovICICt pic.twitter.com/NScayD72LZ — Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) January 14, 2026 Tani, klubi madrilen e shet atë për 40 milionë euro, duke mbyllur një cikël relativisht të shkurtër të anglezit në “Riyad Air Metropolitano”. Gjatë kohës së tij te Atlético, Gallagher regjistroi 77 paraqitje në të gjitha garat, me 7 gola dhe 7 asistime. Megjithatë, pritshmëritë që shoqëruan ardhjen e tij në Spanjë nuk u përmbushën plotësisht. Në sezonin 2024/25 ai zhvilloi 50 ndeshje, por vetëm 28 prej tyre si titullar, ndërsa në edicionin aktual 2025/26 u aktivizua në 27 takime, me vetëm nëntë startime nga minuta e parë. Welcome to North London. pic.twitter.com/FsCLFWgxFR — Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) January 14, 2026 Interesi për Gallagher nuk mungoi këtë dimër. Aston Villa ishte klubi i parë që shfaqi interes konkret, por oferta më e fortë erdhi nga Tottenham, si në aspektin financiar për Atlético Madridin, ashtu edhe për kushtet personale të lojtarit. /Telegrafi/