Vënia në funksion e sistemit “Safe City”, tema e vetme në të cilën u pajtuan të gjitha partitë politike

Ndryshimet ligjore për vënien në funksion të sistemit “Safe City”, mbase ishte tema e vetme në të cilën u pajtuan të gjitha partitë politike gjatë takimit të sotëm të liderëve, ku mungoi opozitarja LSDM. Pikë tjetër ku kanë arritur dakordësi, megjithatë jo marrëveshje është miratimi i ndryshimeve ligjore që janë pjesë e agjendës reformuese. Këtu, bëjnë pjesë ligjet për gjyqësor dhe prokurori, të cilat i kërkon Bashkimi Evropian. Pra, të gjitha partitë pajtohen se duhet të votohen ligjet reformuese. Megjithatë, ndonëse pajtohen, liderët nuk kanë arritur marrëveshje si të largohet “Elefantin prej dhome”, respektivisht problemi me Bullgarinë. Të gjithë u pajtuan sot se janë për Bashkimin Evropian, megjithatë nuk arritën marrëveshje për ndryshimet kushtetuese.