Zyrtare: Roma transferon Robinio Vaz nga Marseille

Roma ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit të ri Robinio Vaz nga Olympique Marseille. Në njoftimin e klubit, Giallorossët konfirmuan se 18-vjeçari ka nënshkruar kontratë katërvjeçare, e vlefshme deri në qershor të vitit 2030. Vaz vjen në kryeqytetin italian si një nga talentët më premtues ofensivë të brezit të tij në Francë. Sulmuesi i ri debutoi në futbollin profesionist në janar të vitit të kaluar nën drejtimin e Roberto De Zerbit, në një ndeshje të Kupës së Francës ndaj Lille. Më pas, ai regjistroi edhe paraqitjet e para në Ligue 1, ndërsa këtë sezon fitoi përvojë edhe në Ligën e Kampionëve. Benvenuto a Roma, Robinio! ❤️ #ASRoma pic.twitter.com/PkfQJw4lxM — AS Roma (@OfficialASRoma) January 14, 2026 Në total, Robinio Vaz ka zhvilluar 22 paraqitje me ekipin e parë të Marseille në të gjitha garat, duke shënuar katër gola dhe duke forcuar reputacionin e tij si një nga lojtarët më të spikatur të kategorisë U-20 në Francë. Roma e sheh këtë transferim si një investim afatgjatë, në përputhje me strategjinë e klubit për zhvillimin e talenteve të rinj, ndërsa Vaz pritet të vazhdojë rritjen e tij në futbollin italian. ✍️ Robinio Vaz è un nuovo calciatore giallorosso! https://t.co/6t3OTAOynk #ASRoma pic.twitter.com/nyNcYqnkCu — AS Roma (@OfficialASRoma) January 14, 2026 Sulmuesi do të mbajë fanellën me numrin 78 te Roma, ndërsa klubi e mbylli njoftimin me mesazhin: “Mirë se vjen në Romë, Robinio". /Telegrafi/