Bayern Munich shënon fitore me përmbysje ndaj Kolnit

Bayern Munich ka shënuar fitore me rezultat 3-1 në udhëtim ndaj Kolnit në kuadër të javës së 17-të në elitën e futbollit gjerman. Ndeshja nisi me intensitet nga vendasit e Këlnit, të cilët rrezikuan që në minutat e para. Said El Mala dhe më pas Linton Maina testuan seriozisht portierin Manuel Neuer, i cili u tregua vendimtar për Bayernin. Presioni i Kolnit u shpërblye në minutën e 41-të, kur Maina realizoi një gol spektakolar pas një depërtimi individual, duke e dërguar topin saktësisht pas portierit për avantazhin 1-0. Megjithatë, reagimi i Bayernit ishte i shpejtë. Vetëm pak minuta para përfundimit të pjesës së parë, në minutën e 45+5’, Michael Olise asistoi bukur për Serge Gnabry, i cili goditi fuqishëm për të barazuar rezultatin në 1-1. Në pjesën e dytë, skuadra e drejtuar nga Vincent Kompany mori kontrollin e plotë të lojës. Goli i përmbysjes erdhi në minutën e 71-të, kur Min-jae Kim shfrytëzoi hapësirën në zonë dhe me një goditje të fuqishme me kokë dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë epërsinë Bayernit prej 2-1. Zëvendësimet e Kompanyt dhanë menjëherë efekt. Lennart Karl, i futur në lojë në minutën e 67-të, vulosi fitoren në minutën e 82-të, pas një asistimi të saktë nga Luis Diaz, duke realizuar një gol të bukur në këndin e poshtëm të majtë për rezultatin përfundimtar 3-1. Me këtë fitore Bayerni shkon në kuotën e 47 pikëve me 11-të më shumë se Borussia Dortmundi në pozitën e dytë që ka 36 sosh./ Telegrafi / Standings provided by Sofascore