Komuna e Suharekës vazhdon pranimin e kërkesave për vlerësimin e dëmeve nga vërshimet

Komuna e Suharekës ka njoftuar se po vazhdon pranimi i kërkesave nga qytetarët që kanë pësuar dëme si pasojë e vërshimeve të fundit. Sipas njoftimit zyrtar, të gjithë qytetarët e prekur ftohen që brenda afatit të përcaktuar të paraqesin kërkesat e tyre pranë Komisionit Komunal për Vlerësimin e Dëmeve, me qëllim të evidentimit dhe vlerësimit të dëmeve të shkaktuara. Për aplikim, qytetarët duhet të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm, i cili përfshin: kërkesën që merret dhe plotësohet në administratën komunale, kopjen e letërnjoftimit, konfirmimin bankar me llogari në emër të aplikuesit, fotografi të printuara me ngjyrë që dëshmojnë gjendjen reale të dëmeve, si si dhe çdo dokument shtesë që vërteton pronësinë, nëse ekziston. Komuna ka bërë të ditur se afati për dorëzimin e kërkesave është deri më 22 janar 2026. Kërkesat mund të dorëzohen personalisht në Zyrën Nr. 1, në Drejtorinë e Bujqësisë, apo në Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe Emergjente, në objektin e Komunës së Suharekës. / Telegrafi /