Peci: Do të rrënohen objektet pa leje dhe do të revokohen lejet ndërtimore të dhëna kundërligjshëm

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka paralajmëruar masa të ashpra ndaj ndërtimeve pa leje dhe uzurpimit të pronave komunale. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka bërë të ditur se objektet e ndërtuara pa leje do të rrënohen, ndërsa lejet ndërtimore të dhëna në kundërshtim me ligjin do të revokohen. Ai ka theksuar se kjo përfshin edhe lejet ndërtimore të lëshuara gjatë fushatës zgjedhore, si dhe çdo leje tjetër të dhënë në mënyrë të kundërligjshme. Po ashtu, Peci ka bërë të ditur se pronat komunale të uzurpuara do të lirohen. Sipas tij, këto masa synojnë vendosjen e rendit dhe ligjshmërisë në territorin e komunës, si dhe mbrojtjen e interesit publik. /Telegrafi/