Mbrojtësi i Arsenalit, Ben White, duket se ka vendosur të largohet nga klubi londinez, pasi nuk është i kënaqur me minutat. Anglezi 28-vjeçar është i pakënaqur me kohën e kufizuar që ka kaluar në fushë dhe kërkon një skuadër ku të sigurojë një rol titullari të rregullt. White u bashkua me Arsenalin në vitin 2021, në një transferim prej 60 milionë eurosh nga Brighton. Megjithatë, në këtë sezon, ai ka marrë pjesë vetëm në 13 ndeshje, duke dhënë një asist. Edhe pse kontrata e tij skadon në vitin 2028, lojtari raportohet se është i hapur ndaj ofertave nga klube të tjera. Disa ekipe po e monitorojnë situatën nga afër, përfshirë Everton, që synon të forcojë pozicionin e mbrojtësit të djathtë. Menaxhmenti i Arsenal pritet të marrë një vendim për të ardhmen e White para mbylljes së afatit kalimtar dimëror. /Telegrafi/