Sydney Sweeney pozoi me pengjet izraelite të mbajtura nga Hamasi duke shkaktuar një ortek reagimesh

Aktorja amerikane Sydney Sweeney bëri një foto me Noa Argamani dhe Avinatan Ora nga Izraeli, të cilët u rrëmbyen nga Hamasi më 7 tetor 2023 dhe që atëherë janë liruar. Organizata jofitimprurëse pro-Izraelite StandWithUs ndau një foto të tyre së bashku në rrjetet sociale, gjë që shkaktoi reagime të shumta. Tifozët janë të kënaqur me këtë veprim të saj. “Ajo nuk ka frikë se do të anulohet në Hollywood”, “Është shumë e guximshme”, “E dua edhe më shumë tani”, janë disa nga komentet. Pati edhe nga ata që e kritikuan në rrjetet sociale. "Sa poshtë mund të biesh?", "Skllav i një axhende", "Patetik", janë gjithashtu disa nga reagimet. View this post on Instagram A post shared by StandWithUs (@standwithus) Noa Argamani u mbajt në paraburgim për 245 ditë përpara se të lirohej më 8 qershor 2024. Partneri i saj Avinatan Or u mbajt në paraburgim për më shumë se dy vjet dhe u lirua në tetor 2025. Vitin e kaluar, Noa Argamani u emërua në listën vjetore të revistës TIME të njerëzve më me ndikim në botë. Ajo u tha ndjekësve të saj në mediat sociale se ndihej e nderuar që ishte zëri i pengjeve që ende mbahen robër. Në nëntor të vitit të kaluar, ajo falënderoi Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për "drejtimin dhe lidershipin e tij të palëkundur", të cilit ia atribuoi meritën për sjelljen e pengjeve në shtëpi. /Telegrafi/