Një grua 75-vjeçare ka vdekur në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup, tek e cila u zbulua influenca e tipit A e konfirmuar në laborator, njoftoi drejtori i Klinikës, Fadil Cana. Kjo është vdekja e parë që lidhet me gripin që nga fillimi i vitit, transmeton Portalb.mk. Pacientja kishte sëmundje shoqëruese dhe nuk ishte vaksinuar […]