Ylli i Man Utd trondit me deklaratën e tij: E kam menduar pensionimin nga futbolli

Mbrojtësi i Manchester United, Lisandro Martinez, ka bërë një deklaratë befasuese, duke thënë se ishte shumë pranë pensionimit nga futbolli profesionist pas makthit të tij të fundit me dëmtimin. Ylli argjentinas zbuloi se ndihej “jo më një futbollist” gjatë momenteve më të errëta të rikuperimit të tij, duke pranuar se ndikimi mendor dhe fizik i një dëmtimi serioz në gju e kishte çuar në pragun e vendimit për të lënë sportin tërësisht. Deklarata e Martinez vjen pas një periudhe të vështirë me fatin e tij në lidhje me gjendjen fizike, pasi ishte rikthyer në aksion vetëm në fund të nëntorit. Mbrojtësi kishte qëndruar jashtë fushave për nëntë muaj pas dëmtimit të ligamentit gjatë një humbjeje 2-0 ndaj Crystal Palace në ‘Old Trafford’ në shkurt. Për një lojtar që shkëlqen në luftën fizike dhe intensitet, rruga e gjatë dhe e vetmuar e rikuperimit e shtyu deri në limitet e tij. “Ndihesh sikur nuk je më futbollist. Ndihesh dhimbje dhe mendon se nuk do të luash më futboll”. “Një çrregullim mendor dhe fizik, i cili, sinqerisht, kur mendoj sot, nuk e di si e përballova”. Fituesi i Kupës së Botës zbuloi se mendimi për të hequr dorë u forcua gjatë javëve të para të rikuperimit. “Pas dy apo tre javëve të para, të jem i sinqertë, nuk doja më të luaja futboll. Dhe pastaj, sigurisht, bëhesh më i vetëdijshëm, merr atë mbështetje”, ka deklaruar ylli argjentinas./ Telegrafi /