Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza bashkë me partiakët e tij ka bërë sot homazhe sot në shënimin e 27 vjetorit të Masakrës së Reçakut. Hamza pas homazhe në një prononcim për media ka thënë se me nderim dhe respekt nderojnë të rënët e kësaj masakre e cila ka kontribuuar në lirimin e vendit. “Sot bashkë me strukturat jemi këtu për të shpreh nderimin dhe respektin për të rënët, që është një nga ngjarjet që ka kontribuuar në lirimin e Kosovës. Falënderoj William Wolker që ka bërë publike këtë ngjarje. Shprehim respektin deri në përulje për sakrificën e të rënëve”, ka thënë Hamza. /Telegrafi/