Alvaro Arbeloa mori përgjegjësi të plotë për eliminimin poshtërues të Real Madridit me rezultatin 3-2 nga skuadra e kategorisë së dytë Albacete në Kupën e Mbretit të mërkurën, duke deklaruar se ai është plotësisht përgjegjës për formacionin, taktikat dhe zëvendësimet që nuk sollën rezultatin e dëshiruar. Në komentet e tij pas ndeshjes, trajneri i ri i ‘Los Blancos’ mbrojti lojtarët dhe u zotua për një rikthim të menjëhershëm në punë. “Kjo humbje është shumë e dhimbshme. Jam i sigurt që të gjithë tifozët tanë janë të trishtuar. Duhet të përmirësohemi". “Unë ende besoj se skuadra që hodha në fushë është e shkëlqyer. Lojtarët e mi janë lojtarë të mrekullueshëm, të jashtëzakonshëm. Është e gjitha faji im, jo i tyre”. “Është e vërtetë që nga ana fizike duhet të përmirësohemi shumë. Për këtë arsye e sollëm Pintus”. “Lojtarët dhanë maksimumin.. U thashë se nuk mund t’i fajësoj për asnjë gjë. Ata patën një sjellje të shkëlqyer sonte dhe u përpoqën maksimalisht për të fituar”. “Ne ende kemi dy tituj shumë të rëndësishëm për të garuar: Ligën e Kampionëve dhe La Ligën”. “Janë pikërisht momente si këto që i dallojnë skuadrat e mëdha. Kur ato i kalojnë momentet e vështira dhe qëndrojnë të bashkuara”. “A pendohem që i lashë lojtarët yje në Madrid? Jo, jo, nëse do ta bëja sërish, do ta bëja 1000 herë”. “Skuadra që luajti këtë ndeshje ishte një skuadër fantastike që mund të mposhtë çdo ekip në botë, jo vetëm Albaceten”. “Duhet të jemi më të shpejtë dhe të kemi modele loje më të qarta. Gjithashtu duhet të rikuperojmë lojtarët e dëmtuar, pasi ata do të jenë shumë të rëndësishëm”, ka deklaruar Arbeloa./ Telegrafi /