Spitali i Pejës raporton aktivitetin e 24 orëve të fundit

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar për aktivitetin e kryer gjatë 24 orëve të fundit, duke ofruar një pasqyrë të shërbimeve të ofruara për pacientët. Sipas raportit të spitalit, gjatë kësaj periudhe janë kryer: 114 rëntgen ; 471 vizita specialistike ; 43 pranime të reja në spital; 224 pacientë aktualisht të shtrirë; 3,837 analiza laboratorike për 294 pacientë; 3 lindje , të gjitha të djemve; 13 operime të suksesshme; 32 dializa ; 51 ultra zëra dhe 15 MRI ; 7 ergometri , 13 ehokardiografi , 6 gastroskopi ; 30 shërbime fiziatrike . Spitali i Përgjithshëm në Pejë thekson se këto shifra pasqyrojnë angazhimin e stafit mjekësor dhe administrativ për të siguruar kujdes të vazhdueshëm dhe shërbime të standardeve të larta për qytetarët. / Telegrafi /