Dolce dhe Limi e kanë nisur ditën plot afsh në shtëpinë më të famshme në vend, duke konfirmuar edhe një herë se raporti mes tyre po bëhet gjithnjë e më i fortë. Që në orët e para të mëngjesit, dyshja është parë mjaft e afërt, duke mos i kursyer momentet romantike përpara banorëve të tjerë. Ishte Limi ai që e mori në krah Dolcen, ndërsa më pas mes tyre u shkëmbye një puthje e zjarrtë, e cila nuk kaloi pa u vënë re. Afrimiteti dhe gjuha e trupit treguan qartë se lidhja e tyre ka kaluar në një tjetër nivel dhe se të dy po e shijojnë maksimalisht praninë e njëri-tjetrit brenda shtëpisë. View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova) Sjellja e tyre ka bërë që shumë banorë ta komentojnë këtë romancë si një nga më të fortat e momentit, ndërsa vetë Dolce dhe Limi duken të përqendruar vetëm te njëri-tjetri, pa u shqetësuar për reagimet përreth. Momentet e ngrohta mes tyre po shtohen dita-ditës, duke i dhënë lojës një dimension më emocional. Nga ana tjetër, kjo lidhje ka shkaktuar edhe trazira te Alba, e cila më herët ka pasur një raport sentimental me Limin në një spektakël tjetër. /Telegrafi/