Sot rreth orës 11:00, në Repartin e Ortopedisë të Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri”, tre punonjës – një infermiere dhe dy punëtorë të sigurimit fizik – janë sulmuar gjatë kryerjes së detyrave të tyre. Sipas njoftimit të Spitalit, sulmi ndodhi teksa stafi po siguronin respektimin e rregullave për hyrjen në repart dhe parandalonin praninë e personave të paautorizuar. “Tre punëtorët e Spitalit kanë marrë trajtim emergjent mjekësor pas incidentit”, thuhet në deklaratën e Spitalit. Spitali dënon çdo formë të dhunës ndaj stafit shëndetësor dhe punëtorëve të sigurimit fizik. “Ne kërkojmë nga organet kompetente që rasti të trajtohet shpejt dhe në përputhje me ligjin”, theksohet në njoftim. / Telegrafi /