Një tjetër vinç shembet në Tajlandë, duke vrarë 2 persona - pasi 32 të tjerë humbën jetën një ditë më parë

Nga një shembje vinçi kanë gjetur vdekjen dy persona në periferi të kryeqytetit të Tajlandës, Bangkok, një ditë pasi një vinç që ra në verilindje të vendit vrau 32 persona të tjerë. Aksidenti i së enjtes në provincën Samut Sakhon përfshinte një vinç që po përdorej për të ndërtuar një autostradë, i cili ra në rrugën poshtë, tha për agjencinë e lajmeve Reuters koloneli i policisë Sitthiporn Kasi, mbikëqyrës në stacionin lokal të policisë së distriktit. Një zyrtar tjetër i policisë nga stacioni i tha Reuters se pesë persona ishin plagosur gjithashtu në aksident. Ministri i Transportit Phiphat Ratchakitprakarn tha se e njëjta firmë ndërtimi ishte gjithashtu e përfshirë, duke e lidhur Italian-Thai Development me shembjen e dytë vdekjeprurëse të vinçit në vend brenda dy ditësh, sipas mediave lokale. A video of a crane collapse on the Rama II Expressway in Samut Sakhon Province, Thailand, at 9:15 a.m. on January 15, 2026, has been released, killing two people and trapping two cars under the crane and concrete bridge. pic.twitter.com/0c9qUZUvue — Sovan Ratana (@SovanRatana_) January 15, 2026 Kompania ishte kontraktuar për të ndërtuar një pjesë të një projekti hekurudhor me shpejtësi të lartë të mbështetur nga Kina, ku një vinç i madh u shemb të mërkurën në provincën Nakhon Ratchasima, në verilindje të Bangkokut. Mediat lokale raportuan se incidenti i së enjtes ndodhi përpara hotelit Paris Inn Garden. A second deadly crane collapse in Thailand in two days has been captured on dashcam footage. At least one person has died, authorities have confirmed. The collapse near capital Bangkok on Thursday (15 January), comes just a day after a constriction crane fell on a moving… pic.twitter.com/zTr58GcJ58 — The Independent (@Independent) January 15, 2026 Autostrada, vendi i aksidentit të fundit, pret disa projekte të mëdha infrastrukturore, përfshirë ndërtimin e autostradës me pagesë, dhe ka parë disa aksidente vdekjeprurëse vitet e fundit, duke i dhënë nofkën "Rruga e Vdekjes". Të mërkurën, vinçi i përfshirë po përdorej për të ndërtuar një binar të ngritur si pjesë e një projekti të përbashkët hekurudhor me shpejtësi të lartë tajlandezo-kineze, sipas raportimeve. Vinçi ra mbi një tren në lëvizje poshtë, duke bërë që ai të dilte nga shinat dhe të merrte flakë për një kohë të shkurtër. / Telegrafi /