Dashuria me këtë shenjë është një betejë me zjarrin: Lë pas zemra të thyera dhe shkatërrim të plotë

Njerëzit e lindur në një shenjë të horoskopit do t’ju tërheqin shumë pranë vetes, ndërsa në të njëjtën kohë do të luteni për çlirim. A e dini se për kë bëhet fjalë dhe pse dashuria me këta njerëz është kaq “e rrezikshme”? Shenja e horoskopit Dashi është nën sundimin e elementit të zjarrit dhe planetit Mars, dhe natyra e tij është pasionante, dominuese, e ndonjëherë edhe urdhëruese. Ata janë gjithmonë gati për betejë, qoftë për një garë miqësore sportive, për arritjen e një promovimi të dëshiruar apo për dëshirën e zemrës së tyre. Ata nuk i shmangen sfidave. Përkundrazi, Dashi i dëshiron sfidat. Nëse diçka është e vështirë për t’u arritur, kjo vetëm sa ia shton interesin. Thuajini “jo” dhe është sikur t’i hidhni benzinë zjarrit; asgjë nuk do ta ndalë në synimin për t’ju fituar. Problemi qëndron në faktin se ai dashurohet shpejt dhe po aq shpejt ftohet. Do t’ju ndjekë deri në fund të botës, por sapo të tregoni interes të barabartë, fillon të sillet si një fëmijë në dyqanin e ëmbëlsirave: i intereson gjithçka dhe thjesht nuk mund të vendosë për vetëm një. Për Dashin, familjariteti mund të çojë në mungesë interesi. Shkëndija e dashurisë së re e verbon plotësisht dhe ai harron faktin se jo gjithçka që shkëlqen është ar. Burrat dhe gratë e shenjës së Dashit ndonjëherë lëvizin aq shpejt, saqë as nuk arrijnë ta kuptojnë me kë kanë të bëjnë. Më shumë se çdo shenjë tjetër, Dashi bie në dashuri me potencialin që sheh tek një person, e jo me personin real. Nëse ndodh që Dashi të dashurohet me ju dhe ju arrini t’ia mbani interesin, dashuria e tij është vërtet e pakrahasueshme dhe e shfrenuar. Nuk është e lehtë ta mbash pranë; është si të përpiqesh të gozhdosh një re. Si vera e mirë, shumica e Dashëve kanë marrëdhënie më të mira në moshë më të pjekur. Kjo do të thotë se nga rinia shpesh mbajnë një histori të gjatë të dhënies dhe marrjes së zemrave të thyera. Edhe pse shumëkush pëlqen të theksojë prirjet egoiste të Dashit, ata kanë edhe një ngrohtësi të madhe. Kanë një zemër jashtëzakonisht të ngrohtë dhe priren të shohin më të mirën tek të tjerët, edhe kur të gjitha provat tregojnë të kundërtën. Kur dashurohen me dikë dhe partneri arrin t’i mbajë gjërat të freskëta dhe mjaftueshëm interesante, ata janë partnerë jashtëzakonisht besnikë, transmeton Telegrafi. Ashtu si me shumicën e gjërave në jetë, edhe Dashi ka anën e tij të errët. Kjo është veçanërisht e vërtetë kur bëhet fjalë për sjelljen e tij në dashuri dhe marrëdhënie. Nëse ana e errët merr drejtimin, ekziston një potencial i madh për zemërim, madje edhe për abuzim. Ata do të dëshirojnë të dominojnë, sepse natyra e tyre e errët është gjithashtu shumë kontrolluese. Mund të përpiqen të menaxhojnë çdo aspekt të jetës së personit të dashur dhe të shpërthejnë në zemërim kur ai nuk dëshiron të bashkëpunojë apo t’i përmbahet planit të tyre. Ata kanë shumë pak kontroll mbi emocionet dhe priren të lënë pas vetes zemra të thyera dhe shkatërrim të plotë. Natyra e errët e Dashit mund ta kthejë besnikërinë në një përkufizim shumë të lëkundshëm. Ata mund të jenë të prirë ndaj tradhtisë, por për shkak të rikthimeve të shoqëruara me gjeste të bukura, sërish do të jenë në gjendje ta fitojnë partnerin. Dashi dhe natyra trupore shkojnë krah për krah, qoftë nga ana e ndritshme apo ajo e errët. Atij i nevojitet kontakti fizik, por nuk është i prirë për lojëra të ndrojtura. Duhet të jeni të guximshëm dhe të drejtpërdrejtë, nëse dëshironi t’ia zgjoni interesin. Ai hidhet menjëherë në thelb të gjërave dhe dëshiron t’ju përthithë. Ai dëshiron të humbasë në ju dhe t’ju çojë deri aty sa edhe ju të humbisni në të. Pasioni i tij mund të jetë aq intensiv, saqë mund t’ju frikësojë. Kur dominon ana e tij e errët, Dashi sillet si një fëmijë që qan në mes të natës për shishen dhe zgjon prindërit e tij shumë të lodhur. Kjo nuk është një plan i vetëdijshëm egoist, por një nevojë e brendshme që është prioritet absolut. Ata duan atë që duan, kur e duan, dhe zakonisht nuk kanë shumë konsideratë për këdo që gjendet në rrugën drejt realizimit të asaj dëshire. Partnerët e tij do të humbasin në pasionin e tyre, duke qenë dëshmitarë të nevojave instinktive të Dashit, të cilat vetëm partnerët e tij mund t’i përmbushin. Energjia dinamike e Dashit kërkon vëmendje. Është e vështirë t’i rezistosh. Ai është tërheqës, argëtues dhe i pëlqen të kalojë mirë. Ai është sinqerisht i interesuar për ju dhe bën pyetje që askush tjetër nuk guxon t’i bëjë. Ai është një nga shenjat e rralla që mund t’ju tërheqë shumë pranë vetes, ndërsa në të njëjtën kohë ju bën të luteni për çlirim. /Telegrafi/