Brikena Selmani dhe Ina Aderi janë përfshirë në një debat të ashpër gjatë ditës së sotme (e enjte). Ato kanë hedhur akuza ndaj njëra-tjetrës, e madje kaluan edhe në ofendime. "Çfarë nuk bën për një copë famë", iu drejtua banorja nga Kosova. Foto: Instagram "Ti mendon se këtu kam ardhur për famë. Mendon se më mungon. Po ti për çfarë ke ardhur apo për të gjetur ndonjë sponsor për të të paguar Miss-in", ia ktheu në anën tjetër Ina. "Nuk më nxjer nga vetja se nuk më djegin fjalët e tua", u përgjigj mes tjerash Selmani. Foto: Instagram Konkurrentet kanë përmendur gjëra nga jashtë që i kanë sjell brenda shtëpisë. Veç tyre, këto ditë ka pasur debate edhe mes të tjerëve, ndonëse secili synon të jetë në vëmendje. /Telegrafi/ View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)