Policia e Kosovës po e zhvillon një aksion në Zubin Potok. Aty po zhvillohen bastisje në tri lokacione nën dyshimin për organizimin e lojërave të fatit. Lajmi u konfirmua nga Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë për veriun. “Bastisje për lojëra të fatit në tri lokacione ne Zubin Potok”, deklaroi Elshani.