Instituti i Krimeve të Luftës me dokumentar për Masakrën e Reçakut – dëshmi që flasin me gjuhën e së vërtetës

Një dokumentar i realizuar me dëshmi autentike, rrëfime të mbijetuarish dhe dokumente arkivore, që sjellin para publikut fakte të pakontestueshme mbi një nga krimet më të rënda të kryera në Kosovë. I përgatitur nga Instituti i Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë (IKKL), dokumentari i kushtohet zbardhjes së së vërtetës për Masakrën e Reçakut, një nga dëshmitë më të tmerrshme të krimeve serbe ndaj civilëve shqiptarë. Ky realizim dokumentar synon ruajtjen e kujtesës historike, nderimin e viktimave dhe fuqizimin e së vërtetës përballë mohimit, duke folur përmes fakteve dhe dëshmive të drejtpërdrejta.