Shtetet e Bashkuara kanë sekuestruar një tjetër tanker të lidhur me Venezuelën, konfirmuan zyrtarët amerikanë. Është anija e gjashtë e sekuestruar nga forcat amerikane që nga mesi i dhjetorit dhe sekuestrimi ndodhi përpara një takimi midis presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe udhëheqëses së opozitës venezueliane Maria Corina Machado, raporton Reuters . Zyrtarët, të cilët folën në kushte anonimiteti, thanë se sekuestrimi ndodhi në Karaibe. Operacioni u konfirmua nga Komanda Jugore e ushtrisë amerikane, e cila tha se forcat amerikane e sekuestruan cisternën Veronica "pa incidente". The U.S. has seized a sixth Russian “shadow fleet” oil tanker. This time, the vessel tried to dodge U.S. authorities by changing its name and flag. It didn’t work, writes Reuters. That’s good news for Ukraine. Washington should keep going. 1/ pic.twitter.com/Cv7I7JDXl8 — Tymofiy Mylovanov (@Mylovanov) January 15, 2026 Tankeri Aframax Veronica me flamur të Guajanës lundroi bosh nga ujërat e Venezuelës në fillim të janarit, sipas dokumenteve të transportit nga kompania shtetërore e naftës PDVSA dhe të dhënave nga shërbimi i gjurmimit TankerTrackers.com. Anija nuk është kthyer në Venezuelë, ndryshe nga anijet e tjera ditët e fundit. Sekuestrimi është pjesë e fushatës së presidentit Trump për të detyruar presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, të japë dorëheqjen, që kulmoi me një bastisje amerikane më 3 janar që arrestoi Maduron dhe gruan e tij. Trump ka thënë që atëherë se SHBA-të planifikojnë të marrin kontroll të pacaktuar mbi burimet e naftës së Venezuelës, si pjesë e një plani prej 100 miliardë dollarësh për të rindërtuar industrinë e naftës së vendit. Anijet e kapura deri më tani ishin nën sanksionet e SHBA-së ose pjesë e të ashtuquajturës "flotë në hije", e cila fsheh origjinën e saj për të transportuar naftë nga prodhues të sanksionuar si Irani, Rusia ose Venezuela. /Telegrafi/