Aksident me fatalitet në rrugën Komoran–Carralevë, një person humb jetën

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Komoran–Carralevë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se rreth orës 19:30 Policia ka pranuar informatën për një aksident trafiku me pasoja fatale, ku ishin të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit, pesë persona kanë mbetur të lënduar, njëri prej të cilëve nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra. Vdekja e viktimës, mashkull, është konstatuar nga ekipi mjekësor në Shtëpinë e Shëndetit në Komoran. Të lënduarit e tjerë janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Me rastin po merret njësiti rajonal i trafikut, ndërsa hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit janë në vazhdim./Telegrafi/