Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore në shtëpi ndaj KB Prishtinës, sfidë që u vendos në çerekun e fundit. Skuadra suharekase triumfoi me rezultat 94-82 (26:14, 17:30, 23:22, 28:16). Pas vetëm shtatë minutave lojë kishte ndërprerje, pasi “Plisat” hodhën gjësende në parket, duke fyer bordin e Prishtinës që vendosën ta bënin Bekë Berishën kryetar të klubit. Policia pastaj ndërhyri duke i larguar nga palestra, ku pastaj vazhdoi ndeshja. Ylli e fitoi çerekun e parë me plot 12 pikë dallim, pra 26:14. Prishtina u këndell në çerekun e dytë, ku e mbylli me 13 pikë epërsi (17:30), si dhe kompletuar përmbysjen në pjesën e parë 33:34. Ylli e barazoi rezultatin në çerekun e tretë, duke e fituar çerekun me një pikë epërsi 23:33. Krejt në fund, suharekasit dominuan plotësisht me 12 pikë dallim (28:16). Lis Soshi e Bamforth ishin më të dalluarit te Ylli me 20 pikë, ndërsa te Prishtina u dallua Burns me 29 sosh./ Telegrafi /