Alba: Ndjehem e shkatërruar, nuk e kam të lehtë të shoh Limin me Dolcen

Ka nisur 'Darka e të Nominuarve' në Big Brother VIP Kosova 4 mes banorëve të nominuar. Një pyetje që iu drejtua Alba Pollozhanit ka të bëj me Lim Hotin dhe raportin që ka krijuar me Dolcen. "A mendoni që Limi është duke bërë me Dolcen, nëse po thuaje arsyen pse", ka qenë pyetja që iu bë. Foto: YouTube "Është pyetje interesante se edhe unë e kam pasur në kokë, nuk më takon mua të komentoj. Unë vetëm di të them diçka, në rast se është diçka për të qenë për t'u bërë, unë atyre të dyve iu uroj vetëm shumë fat, shëndet edhe Limit i uroj vetëm lumturi", u shpreh ajo. Tutje tha: "Nuk mund të përzihem në këtë lloj pike. Nëse është lojë ka për t'u dëshmuar me kalimin e momenteve. Unë opinionet e mia i kam dhënë. Çfarë më takon mua kthehet sërish te unë". - YouTube www.youtube.com Mes tjerash shtoi: "Unë nuk e mohoj ndjesinë time, ndihem e shkatërruar totalisht, nuk është e lehtë t'i shoh ata dy bashkë në shtëpi se në rast se të isha jashtë nuk do t'iu rrija para syve". Sidoqoftë, mbetet për t'u parë në vijim se si do të vazhdoj historia. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com