Spasovski: Takimi i liderëve kishte më shumë efekt "PR" sesa rezultate substanciale

Deputeti i LSDM-së, Oliver Spasovski sot komentoi takimin e djeshëm të liderëve dhe mungesën e kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe. Spasovski në "Click Plus" vlerësoi se takimi kishte më shumë efekt "PR" sesa rezultate substanciale. "Nëse i shohim rezultatet e takimit të liderëve, mund të konkludojmë se ishte një efekt PR i jashtëzakonshëm për shumicën. Mickoski, si lider i OBRM-PDUKM-së dhe Kryeministër, mori vendimin e duhur, të cilin duhej ta merrte opozita", tha ai. Ai shtoi se takimi nuk trajtoi çështjet më të rëndësishme për qytetarët, por u përqendrua në "tema periferike" siç janë zgjedhjet, kodi zgjedhor, qeveria teknike Spasovski theksoi se këto tema mund të diskutohen brenda Kuvendit dhe grupeve parlamentare, pa pasur nevojë për një takim të gjerë të liderëve. "Ishte shumë e pritur që takimi i liderëve të mbahej me të gjitha partitë parlamentare dhe më pas të diskutohej hapur axhenda e reformave, përmirësimi i institucioneve dhe forcimi i besimit të qytetarëve në sistem. Duhet të kishim pasur një dialog të vërtetë rreth reformave, ndryshimeve institucionale dhe rrugës evropiane të vendit", shtoi Spasovski./Telegrafi/