Alba 'godet' Dolcen: Kam diçka me të, le të jetë e përgatitur

Pyetjet nga publiku për Alba Pollozhanin kanë qenë të shumta dhe për raportin e saj me Lim Hotin e Dolcen. "A mendon që Dolce ta bën për inat ndaj teje këtë me Limin", ka qenë një tjetër pyetje që iu bë. "Nuk e di pse publiku e ka parë në mënyrë të tillë. Unë kam diçka me Dolcen, ia kam shprehur Dolces mbaje këtë si moment. Por vetëm me raportin Alba Dolce", u shpreh ajo. Foto: YouTube Mes tjerash bëri një paralajmërim me Dolcen, por duke lënë jashtë Limin. "E di që duket në publik se mund të jem xheloze ndaj Dolces. Është realisht diçka Alba - Dolce". "Unë vetëm e di që i them Dolces le të jetë e përgatitur në lidhje me këtë gjë dhe po e shoh që njerëzit tërhiqen përfshirë edhe Dolcen. Nuk merret me atë nëse po ma bën për inat", theksoi mes të tjerash. Dolce tani ka nisur një histori dashurie me ish-partnerin e Albës, Limin. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com