Çmenduri, Albacete i pushoi shtatë lojtarë të formacionit të parë dhe e eliminoi Real Madridin nga Kupa e Mbretit

Albacete ishte të mërkurën mbrëma në vëmendjen e të gjithëve, kur arriti ta eliminojë Real Madridin në 1/8 e finales në kuadër të Kupës së Mbretit. Skuadra që garon në divizionin e dytë fitoi me rezultat 3-2, duke e shënuar golin e fitores në minutën e fundit përmes Betancor (90+5’). Sidoqoftë, ajo që e ka bërë edhe me të çmendur këtë fitore është fakti që vendasit kishin pushuar shtatë nga lojtarët e formacionit të parë sepse nuk besonin se mund ta eliminonin 15 herë kampionin e Evropës. Albacete i kishte larguar nga formacioni lojtarët si Marino, Vallejo e Gomez, të cilët janë të padiskutueshëm në 11-she pasi iu janë dashur për divizionin e dytë, ku po luftojnë për mbijetesë. Fitorja e Albacete vlerësohet si më e madhja në historinë e klubit, e më e bukura tani që llogaritet se ka qenë ekipi “B”. Përndryshe, skuadra e divizionit të dytë një xhiro më parë kishte eliminuar Celta Vigon. Ndërkohë, Real Madridi vazhdon krizën e madhe pavarësisht ardhjes së Arbeloas në krye. “Los Blancos” tashmë kanë nisur punën për një trajner të ri, i cili do ta marrë drejtimin e klubit madrilen në verë./ Telegrafi /