Alba Pollozhani: Meshkujt që janë ndarë nga unë tani më luten t'iu kthehem

Në 'Darkën e të Nominuarve' pati shumë pyetje për Lim Hotin për Alba Pollozhanin. Ajo theksoi se nuk e detyron askënd për lidhje dhe se meshkujt i luten asaj. E njëjta shtoi gjithashtu se ka pasur shumë pak meshkuj në jetë, por që të gjithë e kanë lutur e i janë përgjëruar që të kthehet. Foto: YouTube "Alba nuk e detyron askënd me zor. Njerëzit vijnë vet te unë. Më beso ata pak meshkuj që janë ndarë nga unë sot e kësaj dite më luten më vijnë nga mbrapa dhe më përgjërohen dhe Alba kur e kryen me një person i jep një shans të dytë. Kam pasur shumë pak meshkuj, numërohen vetëm me një dorë", u shpreh ajo. Tutje theksoi: "Të gjithë më kthehen, luten, përgjërohen dhe të gjithë vijnë me gatishmëri për martesë familje e gjëra të tjera". E gjithë kjo nisi pasi Limi, ish-partneri i saj tani po shijon një lidhje me Dolcen. Alba tha se ia dëshiron më të mirat dhe shumë suksese në marrëdhënien e tyre. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com