Kylie Jenner nën kritika, akuzohet se po kopjon ishin e partnerit të saj

Kylie Jenner është kritikuar nga fansat për faktin se po “kopjon” ish-të dashurën e partnerit të saj, Timothée Chalamet, Lily-Rose Depp. Sipërmarrësja 28 vjeçare, u krahasua me aktoren franko-amerikane, 26 vjeçe, në një video ku të dyja shfaqeshin me veshje të ngjashme dhe duke bërë poza identike në selfie. Depp dhe aktori i filmit Marty Supreme, 30 vjeç, kanë qenë në një lidhje për një vit e gjysmë pasi u njohën në sheshxhirimin e filmit The King në vitin 2018. Chalamet më pas vazhdoi jetën e tij sentimentale me Jenner, me të cilën është në lidhje prej tre vitesh. Fansat me sy të mprehtë kanë vënë re ngjashmëri të habitshme mes dy grave, duke nxitur akuza se Jenner po merr frymëzim të tepruar nga ish-partnerja e Chalamet. Një nga imazhet e paraqitura në videon e TikTok-ut tregonte Depp — vajzën e Johnny Depp dhe këngëtares franceze Vanessa Paradis — e veshur me një crop top dhe fund të shkurtër Chanel në ngjyrë blu pastel, gjatë një sfilate të markës në vitin 2022. Kylie më pas u shfaq me një veshje jashtëzakonisht të ngjashme nga e njëjta markë luksoze në vitin 2025, gjatë Javës së Modës në Paris. Në një tjetër imazh, të realizuar në vitin 2025, Jenner shihej duke pozuar në një dhomë hoteli, me grim perfekt dhe flokë të stiluar në onde të lirshme. Videoja e krahasonte këtë foto me një imazh të Depp nga viti 2023, ku të dyja shfaqeshin me pamje glam të ngjashme dhe duke bërë poza pothuajse pasqyrë. Krahasimet nuk mbaruan me kaq. Fansat vunë në dukje gjithashtu se Depp dhe Jenner kishin zgjedhur pamje të ngjashme edhe gjatë pjesëmarrjes së tyre në ceremoninë e Oscars në mars të vitit 2025.