Vrasje në tentativë, arrestohet një person në Prizren

Një person është arrestuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 05.01.2026 në rrugën “Ali Hadri”, në Prizren. Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. “Rr. Ali Hadri, Prizren 05.01.2026 – 22:45. Lidhur me rastin, është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/