Legjenda holandez, Jaap Stam ka sugjeruar që Manchester United duhet të nënshkruajë mesfushorin e Barcelonës, Frenkie de Jong, këtë verë. Stam ka thënë se e sheh De Jong si një "nënshkrim ëndrrash" për afatin kalimtar të janarit. Me Michael Carrick në krye të ekipit si i përkohshëm, fokusi është në shpëtimin e sezonit dhe sfidën për kualifikimin në Ligën e Kampionëve. Stam, i cili fitoi tripletën me United, beson se bordi duhet të jetë ambicioz pavarësisht vështirësisë për të sjellë lojtarë të klasit të lartë në afatin e dimrit. Ish-ylli i Djajve të Kuq pretendon se Unitedit i mungon një teknik i aftë për të diktuar ritmin e lojës dhe e sheh De Jongun si një domosdoshmëri për të zhvilluar stilin e tyre të lojës. De Jong është lidhur me United që nga vera e vitit 2022, dhe Stam konfirmon se këto nuk janë vetëm spekulime mediatike. "Transferimi im i ëndrrave për Manchester United në afatin kalimtar të janarit do të ishte Frenkie de Jong nga Barcelona”, ka thënë fillimisht Stam. "United duhet të jetë gjithmonë në kërkim të lojtarëve që mund t'i bëjnë të luajnë futboll më të mirë, dhe Frenkie ka qenë në listën e dëshirave të klubit që kur Erik ten Hag mori drejtimin e klubit". Stam thotë se e ka parë De Jongun të zhvillohet te Ajaxi dhe beson se aftësitë e tij, siç është aftësia për të mbajtur topin dhe për të thyer linjat e sulmit, janë pikërisht ato që i mungojnë mesfushës së United. "Kam punuar shumë me Frenkien kur ishte i ri te Ajax dhe ai është vërtet dikush që mund ta bëjë ekipin të luajë futboll më të mirë. Ai është shumë i sigurt për topin dhe ka forcën për të vrapuar lart e poshtë fushës. Ai është krijues dhe gjen pasimet e duhura kur është në top, gjë që i duhet United-it në këtë moment". Komentet e Stam nxjerrin në pah mungesën e kohezionit në mesfushën e United. Nën udhëheqjen e Carrick, nevoja për shpërndarje të besueshme të topit është bërë edhe më e theksuar, pasi skuadra shpesh ka pasur vështirësi në kontrollin e ndeshjeve kundër kundërshtarëve më të fortë. De Jong, i cili së fundmi zgjati kontratën e tij me Barcelonën, do të ishte një blerje e vështirë, por potencialisht vendimtare. Stam përfundon se ai nuk i sheh këto nënshkrime si zgjidhje individuale, por si pjesë të nevojshme për të ndërtuar një sistem më të mirë. "Unë gjithmonë e shikoj sistemin e United dhe mënyrën se si dua që ata të luajnë, dhe besoj se ata do të bëheshin një ekip më i mirë me Balebën dhe De Jong në të", përfundoi legjenda holandeze. /Telegrafi/